Gjendjet i pajetë një i moshuar në Durrës, dyshimet e para të policisë

Gjendjet i pajetë një i moshuar në Durrës, dyshimet e para të policisë

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit bregdetar të Durrësit. Me të marrë njoftim, kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe policia për të hyrë në shtëpinë e tij ku dhe u gjet pa jetë. Kanë qenë komshinjtë që pasi nuk e kanë parë të dalë prej dy ditësh kanë kërkuar ndihmë. Dyshohet për vdekje natyrale.