Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Tirana Bank”, Banka e Vitit, The Banker dhe Euromoney e vlerësojnë si bankën më të mirë për vitin 2025
Tirana Bank ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm ndërkombëtar. Institucioni është shpallur ‘Bank of the Year in Albania 2025’ nga revista prestigjioze The Banker, pjesë e grupit Financial Times, një nga autoritetet më të njohura në vlerësimin e sektorit bankar global. Ky çmim vjen vetëm pak kohë pasi Tirana Bank u shpall ‘Banka më e Mirë në Shqipëri 2025’ nga Euromoney, duke e bërë këtë një vit të jashtëzakonshëm për bankën. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Londër, ku përfaqësues të lartë të Tirana Bank morën zyrtarisht trofeun. Kjo arritje konsiderohet një nga vlerësimet më të rëndësishme që një bankë mund të marrë në nivel ndërkombëtar. “Të vlerësohesh nga The Banker është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vjen nga një prej...