Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Topalli – mazhorancës për Avokatin e Popullit: Pushteti e kupton ligjin vetëm si formalitet që i shërben vetes
Në një reagim të fortë publik, deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka kritikuar mënyrën se si mazhoranca po e çon përpara procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pavarësisht tërheqjes së disa firmave të deputetëve të opozitës. Topalli e cilëson veprimin e shumicës si shkelje të hapur të procedurave dhe si një tentativë për të emëruar një figurë të kontrolluar nga pushteti, duke ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë dhe legjitimitetin e institucionit. Reagimi i Topallit: Sot nuk po diskutojmë më për Avokatin e Popullit, por për mënyrën se si pushteti e kupton ligjin: si formalitet që zgjat deri sa t’i shërbejë, e hidhet tej sapo nuk i duhet më.Disa deputetë kanë tërhequr firmat. Kjo, në çdo parlament normal, do të thoshte ndalim i menjëhershëm i procesit...