Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit të Kolonjës. Haskaj, deri më sot ka mbajtur pozicionin e Shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan – Korçë. Ndërkohë, Alket Pashaj, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të komisariatit të Kolonjës pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.