Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestot çifti shqiptar në Itali, u kapën duke shitur drogë në parkingun e një supermarketi
Policia italiane në Bolonja ka goditur një rast të trafikut të drogës, duke arrestuar një çift shqiptarësh të implikuar në këtë rrjet. Aksioni është zhvilluar në parkingun e një supermarketi në “Via Massarenti”. Çifti u shfaq nervoz dhe kjo shërbeu si indicio që oficerët të kërkonin një kontroll fizik ndaj tyre dhe në mjetin me të cilin po lëviznin. Një sasi totale prej 20 kg marijuanë dhe hashash u sekuestrua gjatë këtij aksioni. Kurse makina rezultoi e regjistruar në emër të një italiani, i cili ishte arrestuar më parë në aksion të lidhur me drogën. Disa javë më parë, një person tjetër u gjet në një skuter të regjistruar në emër të burrit dhe u kap duke transportuar dhe poseduar 13 kg marijuanë në shtëpi....