Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Toni Gogu thyen heshtjen për çështjen Balluku: Qeveria do ta zbatojë vendimin që do të japë gjykata
Toni Gogu, ministër për Marrëdhëniet për Parlamentin i dha përgjigje pyetjes ‘a nuk është e udhës që qeveria të emërojë një ministër të ri për Infrastrukturën’? “Unë besoj që është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe të shqyrtojë me kujdes çdo ndërhyrje në kompetencat e saj nga pushtetet e tjera. Ajo që qeveria ka bërë në këtë moment është që mbi bazën e të drejtës kushtetuese që i jep Kushtetuta, ka depozituar një ankim në Gjykatën Kushtetuese. Në përfundim të këtij procesi gjyqësor kushtetues, qeveria do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe atë që është më e mira për shqiptarët, siç ka bërë gjithmonë”, u shpreh Toni Gogu. Ky koment i ministrit vjen tre ditë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë...