Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Drejtuesi i SPAK tregoi guxim dhe integritet në luftën kundër krimit të organizuar!”- NCA në Britaninë e Madhe vlerëson Dumanin
Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një vizitë në Londër bashkë me drejtuesin e ri të BKH, Joni Keta, ku u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar. Gjatë takimit u theksua roli kyç i guximit dhe integritetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Detajet e takimit i përcolli ambasada britanike përmes një postimi në rrjetet sociale. Biggar i ka dhënë një lavdërim Dumanit “për të njohur udhëheqjen e tij dhe për të nderuar guximin dhe integritetin e tij në luftën kundër Krimit të Rëndë dhe të Organizuar dhe ndjekjen e drejtësisë”. Postimi...