Trump i sulmoi ashpër liderët dhe i konsideroi ‘të dobët’/ Reagon BE: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë. Kremlini në mbrotje të…

Trump i sulmoi ashpër liderët dhe i konsideroi ‘të dobët’/ Reagon BE: Jemi krenarë për udhëheqësit tanë. Kremlini në mbrotje të…

“Do të përmbahem nga komentimi mbi këto deklarata, përveçse për të konfirmuar se jemi shumë krenarë dhe mirënjohës që kemi udhëheqës të shkëlqyer, duke filluar me udhëheqësen e këtij institucioni, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Jemi vërtet krenarë për ata që na udhëheqin në adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet bota.” Kështu deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian Paula Pinho, e pyetur në konferencën e përditshme për shtyp në lidhje me sulmet e Trump se BE-ja është një grup kombesh në rënie të udhëhequra nga njerëz të dobët. “Ndjenja e miliona evropianëve është e qartë: ne jemi krenarë për udhëheqësit tanë. Ne kemi shumë udhëheqës të tjerë në krye të 27 Shteteve Anëtare që janë pjesë e këtij projekti evropian, këtij...