Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”, tregon realitetin e PD”/ Analisti: Salianji, po i del “kundër” Berishës! Aleatët duan një parti dinjitoze
Analisti Artur Nura në “News Line” në ABC News, u shpreh se realiteti në PD është i qartë dhe se me Berishën nuk do të ketë asnjë përmirësim, gjë e cila është nxjerrë në pah edhe nga sondazhi i “Zëri i Shqiptarëve”. Nura komentoi edhe lëvizjet e Ervin Salianjit, duke thënë se mund të jetë i mbështetur nga një faktor ndërkombëtar. “Sondazhi fotografon realitetin që ne e themi. Së fundmi po e thonë edhe individë të caktuar në PD që kanë kurajën t’ja thonë Berishës në sy. Sondazhi po thotë atë që ne po e themi prej kohësh dhe e reja është se brenda PD nisën zërat e parë për të thënë të vërtetën. Me Berishën PD jo që nuk vjen në pushtet, por do...