Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

Rama reagon për kërkesat e gjyqtarëve për rritjen e pagave: Duan që rroga t’u shkojë 9230 euro! S’e kam hallin tek një ministër unë, por…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X pas deklaratave të Shoqatës së Gjyqtarëve. Reagimi i Ramës:   “S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh! Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo,...