Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gara për Drejtor Policie në tre qarqe, kush janë 6 kandidatët që dalin nesër para komisionit (EMRAT)
Në tre qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Që prej një muaji, kur kryepolici Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar. Bëhet me dije se në listën e aplikantëve janë: Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami. Konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do të marrin pas kalimit të të gjitha fazave,...