Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Joni Keta u zgjodh në krye të BKH, vjen reagimi i parë nga Berisha
Kreu demokrat, Sali Berisha, u pyet gjatë një konference për mediat, lidhur me zgjedhjen e Joni Ketës si drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Keta u zgjodh në krye të BKH-së me votat e 11 anëtarëve të KLP-së, ndërsa më parë ishte përzgjedhur si kandidaturë e vetme nga një komision i SPAK-ut. Berisha e konsideroi zgjedhjen e Ketës si një procedurë normale, ndërsa tha se nuk ka asnjë lloj njohje me të. “Procedurë normale, për personin unë nuk kam asnjë njohuri për të. Dhe kam një ligj dhe një rregull, për personat që nuk i njoh, nuk flas kurrë. Nuk kam asnjë lloj njohje, po as edhe ndonjë… po të bëj një kontroll në arkivën time dixhitale, ai nuk del kund. Nuk kam”, tha Berisha.