Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Rama rreziku publik i Shqipërisë
Rama rreziku publik i Shqipërisë Nga Basir Collaku Siguritë në Shqipëri kanë marrë tatëpjetën prej kohësh. Duke nisur me sigurinë juridike, ekonomike, ushqimore, të të bërit biznes, e mjaft të tjera, tashmë në duar të qaftëlargut. Tre ditët në pritje të Gjykatës Kushtetuese, për shqyrtimin e ankesës së qeverisë me 12 dhjetor nese qëndron ligjërisht pezullimi nga posti i ministres Belinda Balluku, e kanë nxjerrë binarësh Edi Ramën. Shoqata e gjyqtarëve, e ka cilësuar presion mbi sistemin e drejtësisë, duke vënë në rrezik pavarësinë e këtij pushteti, përditshmërinë e qëndrimeve të kryeministrit. Në një njoftim të sajin, pas dendësisë së madhe disa herë brenda një dite, të deklaratave të Ramës, mes të tjerash shoqata thekson se “..ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave...