Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari përplaset nga ambulanca

Po shkonte për në shkollë, 12-vjeçari përplaset nga ambulanca

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e Genovas në Itali. Mediat raportojnë se një djalë 12 vjeç u përplas nga ambulanca, teksa i mituri po kalonte rrugën për të shkuar për në shkollë. Ambulanca, raportohet se ka qenë me shpejtësi dhe me sirena të ndezura. I mituri është transportuar për në spital, ku është intubuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë./vizionplus.tv