Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
BE hetim ndaj Google, hetim ‘antitrust’, dyshohet se po abuzon me të dhënat e përdoruesve
Bashkimi Evropian ka hapur një hetim ‘antitrust’ ndaj Google, pjesë e gjigantit amerikan Alphabet, për përdorimin e përmbajtjes online të botuesve dhe videove në YouTube për trajnimin e modeleve të tij të inteligjencës artificiale. Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se Google mund të jetë duke përdorur përmbajtjen e botuesve për përmbledhjet e gjeneruara nga AI, të njohura si AI Overviews, pa ofruar kompensim të drejtë dhe pa u dhënë atyre mundësinë për të refuzuar. Të njëjtat shqetësime vlejnë edhe për përdorimin e videove të publikuara nga përdoruesit në platformën YouTube. Ky është hetimi i dytë ndaj Google brenda më pak se një muaji dhe pasqyron rritjen e shqetësimeve në BE mbi dominimin e kompanive të mëdha teknologjike në teknologjitë e reja, çka mund të përjashtojë konkurrentët...