Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
16 vite burg për vrasësin e djalit, babai i Martin Canit: Dhimbja, e pakrahasueshme. Edhe sikur të dënohej me burg përjetë…
Autori i vrasjes së Martin Canit, Mario Përlleshaj është dënuar me 16 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Babai i të ndjerit, Ëngjëll Cani në një prononcim për mediat e komentoi vendimin si një rreze drite, ndërsa shtoi se dhimbja është e pakrahasueshme edhe sikur autori të merrte dënim e burg përjetë. Ai u ndal te funksioni i shkollës, ku tha se edhe pas një viti, nuk ka shprehur pendesë. “Për punë ligjesh foli avokati. Ne si prindër, Kodi për të mitur përgjysmohet. Ka nxjerrë një rreze drite për Martinin dhe Luziin, por dhimbja nuk krahasohet. Sikur dhe të dënohej me burgim të përjetshëm! Ngjarjen e ka parë e tërë Tirana. Të gjithë e dinë këtë ngjarje. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë,...