Tradita vazhdon, hapet sondazhi për Personazhin e Vitit 2025

Tradita vazhdon, hapet sondazhi për Personazhin e Vitit 2025

Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur Personazhin e Vitit vazhdon edhe për vitin 2025, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen tonë të internetit. Në traditën prej gati dy dekadash janë zgjedhur personalitete nga politika, aktivistë, por edhe qytetarë të thjeshtë që lanë gjurmë të thella për vendin tonë.  Ju ftojmë të propozoni emrat dhe më pas më të votuarit do të jenë në një votim të dytë për të shpallur fituesin. Në vitin 2024, Njeriu i Vitit u shpall Parashqevi Simaku, një histori që shënoi rikthimin e bujshëm mediatik të një ikone si pjesë e kujtesës kolektive. Zgjedhja e saj si Njeriu i Vitit flet njëkohësisht për forcën e mbijetesës njerëzore dhe për natyrën dinamike të peizazhit mediatik...