I arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, zbardhet dëshmia e Xhino Agës

I arrestuar për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, zbardhet dëshmia e Xhino Agës

Dëshmia e Xhino Ago-s përpara hetuesve ka hedhur dritë mbi momentet para dhe pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla. Ish-ortaku i tij ka rrëfyer se ditën e ngjarjes kishte tentuar disa herë ta kontaktonte Mëhallën në telefon, por pa rezultat. Sipas tij, në banesë ndodhej edhe Fatlinda Istrefi dhe po diskutonin për t’u nisur drejt Tiranës. “Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pashë se kishte trafik dhe i thashë kunatit, Urimit,  ‘Shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë Fatlindën’. Dhe kështu ndodhi. Unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut dhe jam kthyer në Elbasan. Kam shkuar direkt te zyrat dhe po prisja Mondin. I rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej. Kam qëndruar rreth 20 minuta; ora...