“Bamir Topi, divorc të qartë me Berishën”/ “21 janari”, ish-presidenti në SPAK, analisti: Ka thënë të vërtetën e tij

“Bamir Topi, divorc të qartë me Berishën”/ “21 janari”, ish-presidenti në SPAK, analisti: Ka thënë të vërtetën e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u paraqit këtë të martë në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai konfirmoi se është pyetur për çështjen e “21 janarit”, pa dhënë shumë detaje. Në një intervistë televizive, analisti Artur Nura, u shpreh se “21 Janari” është një çështje shumë e rëndësishme që duhet zbardhur. “Zoti Bamir Topi ka qenë nga njerëzit më afër Berishës dhe ka bërë një divorc të qartë me Berishën për modelin që ka pasur. Kemi katër jetë të humbura, ajo ngjarje ishte shqetësuese. Dhe besoj që në seriozitetin e këtij procesi, moralisht dënimi që do jepet është zbardhje e një të vërtetë që nxin në historinë tonë. Këtë nxirje përgjegjësi më të madhe e kanë institucionet e drejtësisë. Pavarësisht problematikave që ky...