EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë “vulën” e Prodës

EMRAT/ Shkodra, Elbasani dhe Korça pa drejtorë policie, 6 oficerë në garë dalin nesër para komisionit për të marrë “vulën” e Prodës

Foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish në 3 qarqe të vendit, ku në garë janë 6 oficerë policie. Gara do të zhvillohet për 3 qarqet Shkodër, Elbasan dhe Korçë, drejtoritë e të cilave kanë mbetur pa drejtues për shkak të shkarkimve dhe dorëheqjeve. Konkretisht, në Shkodër gara u hap pas shkarkimit të Fatmir Lleshit. Islor Islami është aktualisht drejtor i komanduar në Korçë, pas shkarkimit të Erjon Ahmetit, ndërsa në Elbasan shkak u bë dorëheqja nga radhët e policisë së drejtorit aktual Fatmir Hoxha. Gjashtë konkurrentët në garë janë: Loard Sallaku, aktualisht drejton Policinë e Kukësit, i komanduar; Aban Çela, këshilltar në Policinë e Shtetin; Dritan Lena, punonjës pranë Forcës Kombëtare të Sigurisë; Uljan Shpataraku, në Drejtorinë e Përgjithshme; Ardian Çipa,...