“Ato nuk janë protesta, por klithma të dëshpëruara”/ Formacion i ri politik, analisti: Historia e PD është e trishtë

“Ato nuk janë protesta, por klithma të dëshpëruara”/ Formacion i ri politik, analisti: Historia e PD është e trishtë

Analisti Ilir Yzeiri i cilësoi protestat që po mban PD çdo të hënë para kryeministrisë si “klithma” dëshpërimi të Sali Berishës, mbështetja ndaj të cilit po tkurret gjithmonë edhe më shumë. Në një intervistë televizive, ai theksoi se Berisha me “çetën” e tij po shuan frymën opozitare. “Ata nuk janë protesta, por klithma të dëshpëruara të një njeriu që ka mbetur me fare pak mbështetës dhe artikulon gjëra të paqena. Edhe sikur të ketë ndonjë të vërtetë në atë që thotë, fakti që i artikulon ai. Një parti politike është parti kryesore e opozitës por jo opozita. Ka mbetur e tillë që nuk është alternativë më. Kështu që historia e PD është e trishtë, që tani në fund nuk i bën nder opozitarizmit në Shqipëri...