Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Leonardo DiCaprio ngre alarm: “AI po e zhvesh artin nga humaniteti”
Leonardo DiCaprio ka kritikuar hapur përdorimin e inteligjencës artificiale në Hollywood, duke thënë se “nuk ka asnjë grimcë humaniteti në të”. Aktori 51-vjeçar, i shpallur së fundmi Entertainer of the Year nga revista TIME, u shpreh se arti i vërtetë duhet të vijë vetëm nga dora dhe mendja njerëzore. Në intervistën e tij, DiCaprio u ndal edhe te trendi i fundit të videove të krijuara nga AI ku figura të famshme që nuk jetojnë më “interpretojnë” këngë moderne. Ai pranoi se këto klipe mund të duken interesante herën e parë, por sipas tij, “zhduken njësoj si gjithë mbeturinat e internetit sapo kalon moda”. “Nuk ka asnjë pikë lidhjeje emocionale në të. Sado brilante të duken, nuk janë art i vërtetë,” deklaroi aktori. DiCaprio foli gjithashtu...