Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Harry Kane një “përbindësh”, anglezi thyen rekordin e Gerd Myler
17 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, këto janë shifrat e Harry Kane këtë sezon, vetëm në Bundesligë, shifra të denja për një “top-player”, një “bomber” që i mungonte Bayern Munich që nga koha kur u largua Robert Lewandowski. Harry Kane po udhëheq Bayern në fazën ofensivë, me rendimentin e tij që i ka kaluar të gjithë pritshmëritë, madje duke vendosur edhe rekorde të pabesueshme. Ndaj Shtutgard, Harry Kane realizoi një “tripletë” golash. Kjo ishte hera e 10-të që kapiteni i Anglisë realizon një “tripletë” në Gjermani. Këtë shifër, Kane e arriti me 76 ndeshje në dispozicion, duke u bërë lojtari i parë që arrin më shpejt një shifër të tillë. Sulmuesi anglez thyen në këtë mënyrë rekordin e Gerd Myler. Ish “bomberit” legjendar...