Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrau Martin Canin/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vjet burg autorin e krimit
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burgim 15-vjeçarin Marjo Përlleshaj, autor i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë në afërsi të shkollës, Fan Noli. Mësohet se Përlleshaj u dënua me gjykim të shkurtuar për shkak të moshës minorene. Kjo ngjarje, për sa i përket punës së policisë dhe të prokurorisë ka lënë shumë pikëpyetje dhe dritëhije, për shkak se ende nuk është mësuar nëse ka pasur persona të tjerë në atë sulm brutal ku iu mor jeta Martinit. Versioni që u paraqit zyrtarisht për atë ngjarje nga ana e Policisë kishte të bënte me një skenë të pabesueshme, ndërsa kalimtar të rastit të cilët kanë parë përleshjen kanë treguar se në ngjarje ka pasur edhe persona të...