Përplasje në Komision për Avokatin e Popullit/ PS çon 6 emra, PD: Kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

Përplasje në Komision për Avokatin e Popullit/ PS çon 6 emra, PD: Kandidatët nuk gëzojnë mbështetjen tonë

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër një raport për t’i dërguar seancës plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit. Për më shumë se një orë komisioni u përfshi nga debatet pas vendimit të Partisë Demokratike për të tërhequr firmat për të gjithë kandidatët. Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja u shpreh se vullneti i demokratëve për të tërhequr firmat ka shkuar në protokollin e Kuvendit dhe do të jetë seanca e të enjtes që do të vendosë nëse do të pranohen dhe rihapet procesi, apo do të vijojë me zgjedhjen e një prej gjashtë emrave. Debati Manja: Ju i keni tërhequr firmat pas 2 dhjetorit. Nuk jam unë që e pranoj këtë,...