Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla, deklarimi i ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon. Në dosjen që disponon e Top Channel, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin. Ai ka shpjeguar se gjatë kësaj kohe ishte dhe Fatlinda Istrefi në shtëpinë e tij dhe po diskutonin që të iknin në Tiranë. “Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat...