Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

Vrasja e Martin Canit, deklarata e familjes: Ky vendim s’na e kthen dot, por… Sot, djali jonë është më i gjallë se kurrë

Familja e Martin Canit ka reaguar pas dënimit me 16 vite burg të Mario Përlleshaj, vrasësit të djalit të tyre. Ata shprehen se “kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie”. “Ky vendim nuk na e kthen dot Martinin, por na jep një ndjenjë të thellë se dhimbja jonë nuk u shpërfill dhe se jeta e tij u trajtua me peshën dhe dinjitetin që meriton”, theksohet në deklaratë. Duke shtuar se: “Sot, Martini është më i gjallë se kurrë në ndërgjegjen e shoqërisë.” Deklarata e familjes: Sot, pas një viti dhimbjeje që nuk përshkruhet me fjalë, ne — familja e Martin Canit — kemi parë për herë të parë një rreze të fortë drejtësie. Gjykata vendosi të mos ndjekë rekomandimin e Prokurorisë,...