Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
UEFA u beson arbitrave shqiptarë, kush do të vendosë drejtësi në 2 sfida europiane
Ndeshjet e radhës të UEFA Europa League dhe UEFA Conference League do të zhvillohen të enjten ndërsa dy arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në dy takime shumë të rëndësishme. Në UEFA Europa League, në ndeshjen Lyon- Go Ahead Eagles do ta drejtojë arbitri Juxhin Xhaja. Asistentë janë Arber Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa arbitër i katërt është Olsion Yzeiraj. Në rolin e VAR është skocezi Andrew Dallas, ndërsa në AVAR është gjermani Christian Dingert. Ndeshja do të luhet të enjten në “OL Stadium”, në orën 21:00. Në UEFA Conference League, ndeshjen Breidablik- Shamrock Rovers do ta drejtojë arbitri Enea Jorgji. Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj janë asistentët e tij, ndërsa arbitër i katërt është Kreshnik Cjapi. Në VAR është italiani Gianluca Aureliano, ndërsa në...