Policia e Shtetit vë në funksion Qendrën Operacionale të Monitorimit Viziv, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Policia e Shtetit vë në funksion Qendrën Operacionale të Monitorimit Viziv, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar

Vihet në funksion në Policinë e Shtetit, Qendra Operacionale e Monitorimit Viziv, për ndjekjen e procedimeve penale, investim i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë së Inteligjencës dhe Operacioneve Ndërkombëtare në Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, Vikki Pullen, vizituan qendrën e re të monitorimit, e cila tashmë është në funksion të plotë. Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm Proda vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe partnerëve britanikë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, si dhe shprehu mirënjohjen për këtë investim të rëndësishëm. “Ky është një investim me rëndësi të madhe për rritjen e cilësisë së ndjekjes së procedimeve penale...