Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “situatë emergjente” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania ka shpallur “situatë emergjente” më 9 dhjetor për shkak të një fluksi balonash të lëshuara nga kontrabandistët në Bjellorusinë fqinje, duke e përshkruar këtë si “sulm hibrid” të orkestruar nga Minsku. Masa e shpallur është një nivel më i ulët sesa shpallja e “gjendjes së jashtëzakonshme” që mund të shpallet vetëm nga Parlamenti kur rrezikohet “rendi kushtetues”. Lituania më herët kishte shpallur situatë emergjente për shkak të një fluksi migrantësh më 2021, duke e cilësuar edhe atë si sulm hibrid. “Të gjitha institucionet po i bashkojnë forcat për të adresuar kërcënimin që paraqesin balonat e kontrabandës”, tha kryeministrja lituaneze, Inga Ruginiene, përmes një deklarate. Ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratovic, i cili do të mbikëqyrë përpjekjet për luftimin e balonave, tha se shpallja e situatës...