Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS shpërfill tërheqjen e firmave nga PD, dërgon emrat në seancë

Ndonëse, opozita tërhoqi firmat e kandidatëve, mazhoranca nuk e ndryshon qasjen për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, deputetët vendosën që emrat do të shkojnë në seancën parlamentare. Megjithatë, qëndrimi i të majtëve u sqarua nga Ministri për Marrëdhënien me Parlamentin Toni Gogu, i cili tha se do të zbatohet ligji.  “Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë opozita për të respektuar traditën parlamentare. Ne do të sigurojmë që të gjitha kandidaturat që opozita ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur procedurale”, tha...