Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Beteja vendimtare në Paris, kryeministri francez Lecornu përballë votimit që mund t’i trondisë qeverinë
Kryeministri francez Sébastien Lecornu përballet sot me një provë vendimtare, ndërsa Asambleja Kombëtare voton projektbuxhetin e sigurimeve shoqërore për vitin 2026. Në një parlament të ndarë në tre blloqe thuajse të barabarta – qendrën, të majtën dhe ekstrem-djathtën – asnjëra palë nuk kontrollon shumicën, duke e bërë rezultatin të paparashikueshëm. I emëruar në shtator nga Presidenti Emmanuel Macron, Lecornu është kryeministri i katërt që përpiqet të kalojë buxhetin në një situatë të tensionuar politike. Dy paraardhësit e tij u rrëzuan pas dështimeve të ngjashme. Për të siguruar votat e Partisë Socialiste, ai ka bërë lëshime të rëndësishme, si pezullimi i reformës së pensioneve dhe zotimi për të mos përdorur nenin 49-3, që lejon miratimin e ligjit pa votim. Socialistët janë shprehur të gatshëm ta mbështesin,...