Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit, merret vendimi, gjykata dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 16 vite burg, Mario Përlleshaj për vrasjen e Martin Canit. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se i mituri është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja. Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja. Pas seancës, babai i Martin Canit u shpreh “Ngjarjen e Martinit e di gjithë Tirana. Ne heshtim dhe shpesh herë heshtja vret. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë. Kur flasim për çështjen qysh të premten dhe me një SMS mund të shpëtonim jetë… shkolla nuk na njoftuar”. Ndërsa avokati i familjes Cani tha “Kemi një vendim gjykate që është i drejtë, Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë...