Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Avokat i Popullit, tash e mbrapa Avokati i Ramës!
Nga Petrit Vasili Rrëmbimi më i fundit i Ramës është institucioni i Avokatit të Popullit. Me një proces talebanesk, të zvarritur, të bërë pis dhe të qelbur prej vitesh, Rama po finalizon rrëmbimin e Avokatit të Popullit. Megjithëse Rama, kur ishte në opozitë, mori Avokatin e Popullit me një kandidaturë të vetme, Igli Totozanin, dhe me dëgjesa kandidatësh që u bënë në zyrat e PS, sot po ia rrëmben atë opozitës. Rama nuk ka asnjë lidhje me politikën, marrëveshjet dhe dakordësitë politike, sepse ka një moto të vetme: rrëmbimin. Përmes një diskutimi ku deputetët e tij debilë shfraznin debilitetin e tyre, Rama votoi përmes votave të debilëve të tij rrëmbimin e Avokatit të Popullit. Opozita kishte një shans që së paku ta diskreditonte Ramën duke...