Dimri dhe ekzema, si ndikon sezoni i ftohtë tek lëkura

Dimri dhe ekzema, si ndikon sezoni i ftohtë tek lëkura

Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës. Ajo shpesh shoqërohet me shenja në lëkurë, skuqje apo kruarje të cilat kthehen në një problem të vërtetë për personin që i përjeton ato. Ekzema duket ndryshe për çdo person, por mund të përjetoni njolla të lëkurës së thatë me luspa, gunga të vogla të ngritura dhe kruajtje të rëndë. Kjo mund të ndodhë në disa pjesë të vogla ose mund të përhapet gjerësisht në të gjithë trupin. Një gjendje që lidhet ngushtë edhe me kushtet atmosferike pasi lëkura është nga pjesët e para të trupit që preket nga temperaturat. Tanimë që jemi në kulmin e ekstremeve të temperaturave me siguri që këto shqetësime të lëkurës i ndjeni shpesh nëse vuani...