Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos bashkëmoshatari i tij, Luis Meçja. Trupi gjykues vendosi dënimin me 16 vite burg për adoleshentin 15-vjeçar Mario Përlleshaj të akuzuar si autor i krimit. Vendimi erdhi pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes, e cila në seancën e kaluar kishte kërkuar rikualifikimin e veprës penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”. Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar 25 vite burg, por në përfundim gjykata aplikoi kufizimet që parashikon neni 97 i Kodit Penal, sipas të cilit të miturve nuk mund t’u jepet më shumë se gjysma e dënimit maksimal për veprën përkatëse.