Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“Nuk i shpenzova lekët në diskoteka duke hapur shisha”, Uzuni sqaron të gjithë kritikët: Bëra atë që ndjeva, familja vjen e para
Myrto Uzuni ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, por këtë herë jo për shkak të futbollit. Lojtari beratas ndau momente nga dasma e motrës së tij, duke bërë xhiron e mediave dhe të rrjeteve sociale. Në festim e sipër, Uzuni merr në duar një sasi të madhe parash, të cilat më pas i hedh në dysheme. Një veprim që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Shumë persona e kanë kritikuar gjestin e Uzunit, duke e cilësuar si një mendjemadhësi dhe mungesë respekti. Këto komente kanë marrë edhe përgjigjen e lojtarit të Kombëtares shqiptare. Uzuni ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka sqaruar të gjithë se veprimi i tij ishte thjesht një akt gëzimi për motrën...