Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja në Elbasan/ Zbardhet dëshmia e ish-ortakut të biznesmenit Mondi Mëhalla
Është zbardhur dëshmia e Xhino Agos, një nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, mbrëmjen e 30 nëntorit, në Elbasan. Sipas dosjes hetimore të publikuar në media, në dëshminë e tij para grupit hetimor Ago ka treguar itinerarin e tij pak para ekzekutimit, teksa ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen. Ai ka treguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në ËhatsApp me Mondin. “Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami. Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit...