Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu

Çështja Gërdeci/ Shtyhet sërish gjyqi për ish-ministrin Fatmir Mediu

Është shtyrë seanca gjyqësore, për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 23 dhjetor, ora 13:00. Ish-ministri Fatmir Mediu po përballet tashmë prej vitesh në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për ngjarjen e ndodhur në 15 mars 2008 në fshatin Gërdec, ku pas një shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona. Rihapja e çështjes u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes Durda, një prej viktimave të shpërthimit. Vetë ish-ministri i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë detyrës ka zbatuar gjithnjë ligjin.