Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit
Në 3 qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejtuesish. Prej një muaji, kohë në të cilën Kreu i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda çeli garën për rifreskimin e kupolës drejtuese, për shkak se këta tre drejtori mbetën pa drejtues policie, 6 oficerë u bënë pjesë e garës duke aplikuar. Në listën e aplikantëve janë Loard Sallaku, Alban Çela, Dritan Lena, Uljan Shpataraku, Ardian Çipa dhe Islor Islami. Sipas burimeve të gjashtë konkurrentët që garojnë për të qenë drejtues policie në tre qarqet Elbasan, Korçë dhe Shkodër do të dalin të mërkurën më 10 dhjetor para komisionit për të shpalosur platformat e tyre. Dhe më pas, në sajë edhe të pikëzimit që do...