Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
“Po i bën presion gjykatës…”/ Berisha: Si po tenton Rama që të mbrojë veten dhe Ballukun përmes Kushtetueses
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku. Ai tha në një dalje për mediat se Rama është i zbuluar dhe se Balluku e ka kërcënuar se do e marrë me vete. Ndërkohë ai dënoi deklaratat e Ramës për gjyqësorin “Dënoj me forcën më të madhe presionin e jashtëzakonshëm, të padëgjuar ndonjëherë më parë, që po ushtrohet mbi Gjykatën Kushtetuese. Metodat joligjore që po përdoren për ta diktuar kësaj gjykate vendimin mbi çështjen e Edi Ramës, me të cilin po bllokon luftën kundër korrupsionit për të mbrojtur veten e tij dhe Belinda Ballukun nga vjedhja e 50 milionë eurove për Llogaranë, janë të papranueshme. Sulmet janë të papara. Kërcënimet dhe presioni, metodat më të...