Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vitinha “thumbon” trajnerin Luis Enrique: Është pak i bezdisshëm, por kjo e bën të bukur punën me të
Skuadra e PSG, kampione në fuqi në Champions League, do të luajë të mërkurën në Spanjë ndaj Athletic. Para udhëtimit për në Bilbao, mesfushori portugez Vitinha foli për këtë sfidë dhe u shpreh për trajnerin Luis Enrique e punën që ai po bën në Paris. Mesfushori portugez, i konsideruar si një nga më të mirët në botë, pranoi se trajneri i tij ndonjëherë mund të jetë i vështirë. “Luis Enrique është pak i bezdisshëm, por më pëlqen kjo”, tha Vitinha, që shtoi trajneri parizien është me të vërtetë kërkues. “Me të vetëm mund të përmirësohesh. Ai është një trajner i shkëlqyer, jo vetëm taktikisht por edhe njerëzisht. Në këtë nivel, kjo bën diferencën“, shtoi më tej mbrojtësi portugez. “Ne qëndrojmë të përqendruar, pasi duam të...