Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

Lukaku, stërvitje i veçuar dhe mesazh për tifozët: “Shihemi së shpejti”

9 Dhjetor 2025 13:46 Alfred Lleshi Në prag të sfidës së Champions League në Lisbonë kundër Benfica, erdhi një lajm i rëndësishëm për Napolin dhe Antonio Conten: Romelu Lukaku është gjithnjë e më pranë rikthimit. Sulmuesi belg zhvilloi gjatë ditës një stërvitje të diferencuar në fushë, në vazhdën e ditëve të fundit, duke iu afruar rikthimit në grup, pas dëmtimit muskulor në kofshën e majtë, të pësuar më 14 gusht në miqësoren kundër Olympiacos. Lukaku ishte ndër të parët që mbërriti në qendrën stërvitore dhe iu tha gazetarëve në “Castelvolturno”: “Shihemi së shpejti”. Objektivi është që të jetë në dispozicion për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, e planifikuar më 18 dhjetor. Kundër grekëve, Lukaku kishte pësuar një dëmtim të gradës së lartë të...