A e mbështet skuadra? Përgjigjja e Alonso është e prerë: Jemi të gjithë në të njëjtën barkë

A e mbështet skuadra? Përgjigjja e Alonso është e prerë: Jemi të gjithë në të njëjtën barkë

9 Dhjetor 2025 13:53 Alfred Lleshi Janë ditë të tensionuara te Real Madridi, pas humbjes së bujshme në shtëpi ndaj Celta dhe rezultateve të fundit nën pritshmëri. Xabi Alonso ka përfunduar në qendër të kritikave, ndeshja e së mërkurës mbrëma kundër Manchester Cityt të Guardiolës vlen jo vetëm tri pikë, por edhe stolin e tij. “Kjo është një skuadër, jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Kur je trajner i Real Madridit, duhet të jesh gati t’i përballosh këto situata me qetësi dhe përgjegjësi, – shpjegoi trajneri i ‘Los Blancos’ në konferencë për shtyp. – Celta është pas nesh, sot ekziston vetëm City. Në futboll gjërat mund të ndryshojnë shpejt”. Alonso minimizoi zërat për shkarkim të tij: “Fokusimi im është në fushë, te Manchester City....