Avokati i Popullit, PD tërhiqet nga procesi i zgjedhjes, Berisha: Një farsë, PS futi edhe Endrit Shabanin

Avokati i Popullit, PD tërhiqet nga procesi i zgjedhjes, Berisha: Një farsë, PS futi edhe Endrit Shabanin

Partia Demokratike është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Deklaratën e bëri kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e konsideroi procesin si fars, pasi sipas tij PS futi edhe kandidatë të tjerë, siç është Endrit Shabani. “Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përvec kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Këta janë kandidaturat tona. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulizua tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi. Nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit....