Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Adriatik Lapaj protestë poshtë zyrës së Ramës: Ditë-natë pa ndalim, para Kryeministrisë
Pasi dështoi të futej në Parlament përmes një koalicioni me Endrit Shabanin në zgjedhjet e 11 majit dhe përplasjeve me këtë të fundit, ku u përfshinë edhe tezet dhe dajat, Adriatik Lapaj i është rikthyer protestave. Ditën e djeshme, dy orë pasi në bulevard përballë zyrës së kryeministrit Rama ishin larguar demokratët me foltoren e tyre, Lapaj mori një karrige dhe u ul afër shkallëve të godinës, ku njoftoi një protestë të pandërprerë dhe ku shpresonte që çdo ditë do ti bashkoheshin qytetarët. “Do thoni çfarë bën në këtë orë te kryeministria? Sot nis një protestë, do të jem këtu ditë natë pa ndalim, jo duke ikur në shtëpi, jo duke ngrënë dreka e duke dale në televizion”, premtoi Lapaj. “Në orën 5 pasdite sot...