Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Pjesë e grupit kriminal dhe i dënuar nga GJKKO, kapet në Krujë 35-vjeçari i shpallur në kërkim
I dënuar me mbi 6 vjet e gjysmë burgim, në vitin 2024, nga GjKKO-ja, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, kapet 35-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Pjesëtari”, kapën dhe ndaluan shtetasin Armand Dervishi, 35 vjeç. Në vitin 2024, ky shtetas është dënuar nga GjKKO-ja, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashëkpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal, vendim i cili është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të...