No Image Available

Kriza e Air Albania/ ‘Media Amerikane’: Kompania drejt falimentimit, anullojnë fluturimet por udhëtarët nuk i kontaktojnë

Kriza e Air Albania/ ‘Media Amerikane’: Kompania drejt falimentimit, anullojnë fluturimet por udhëtarët nuk i kontaktojnë Media amerikane “The Street” ka përfshirë Air Albania në analizën e saj për krizën e fundit që ka përfshirë industrinë europiane të aviacionit, duke i kushtuar një pjesë të veçantë ndalimit të fluturimeve nga kompania shqiptare që prej 7 dhjetorit. Artikulli i “The Street” e paraqet situatën e Air Albania si pjesë të një fenomeni më të gjerë ku disa linja ajrore europiane janë detyruar të ndërpresin operacionet për shkak të problemeve financiare dhe kostove të larta të aviacionit. Sipas medias amerikane, të dhënat e FlightAware dhe raportimet e mediave vendase tregojnë se fluturimet e planifikuara drejt Milanos dhe Stambollit nuk janë realizuar, ndërsa udhëtarët janë detyruar të devijojnë...