Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mbrëmje poetike në Korçë, “Fajet e zemrës” në teatrin “Andon Zako Çajupi”
Vargjet e autores korçare Valbona Lola kanë ngjitur në skenë aktorët e njohur shqiptarë Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Zamira Kita e të tjerë.Në sallën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u recituan fjalët me rimë që lidheshin me gjithçka, nënën, fëmijën, bashkëshortin, jetën dhe vdekjen “Emra të njohur të skenës, Luiza Xhuvani, Alfred dhe Violeta Trebicka, Zamira Kita dhe Blerta Belliu u japin jetë poezive të mia. Duke qenë se jemi sezon festash, dhurata me e bukur janë ndjenjat. Poezitë janë shkëputur nga vëllimi im i fundit Fajet e Zemrës. Kanë kontekste të ndryshme, lirika dashurie, shoqërore dhe peizazhe, Jam frymëzuar nga gjithçka”, tha autorja e librit “Fajet e zemrës” Valbona Lola. Për aktorin e mirënjohur Alfred Trebicka, nje natë poetike në Korçë ka...