Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari (EMRI)

Ishte shpallur në kërkim nga GJKKO, arrestohet në Krujë 35-vjeçari (EMRI)

Policia e Krujës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, i dënuar në vitin 2024 nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni i koduar “Pjesëtari” u finalizua pas administrimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e të kërkuarit. Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan 35-vjeçarin Armand Dervishi. Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 2024 Dervishi është dënuar nga GjKKO me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar....